Arrestohen 9 të dyshuar të PKK-së për terrorizëm

Policia në Stamboll ka arrestuar nëntë terrorist të dyshuar të organizatës terroriste PKK, të cilët akuzohen se kanë planifikuar sulme në qytetin më të madh të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një burim në kushte anonimiteti tha se ekipet e antiterrorizmit të policisë së Stambollit filluan operacionin pasi inteligjenca raportoi se PKK ka në plan të kryejë sulme terroriste në kohë dhe vende të ndryshme në Stamboll.

Si pjesë e hetimit, policia realizoi operacione në 10 vende në të gjithë qytetin. Policia po ashtu sekuestroi një armë dhe municione gjatë bastisjeve.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e radhitur si një grup terrorist nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.



.. .

Ngjarja paraprake

Pejë: Inspektorët shkuan për të kryer punën e tyre në një barnatore, por dolën të ofenduar e kërcënuar

Ngjarja e ardhëshme

Kendall Jenner "mburret" me linjat e saj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian