Arrestohen 9 shpërndarës të drogës në Tetovë

Dje (10.06.2022) në ora 21:15 në rrethin e një shkolle fillore në Tetovë janë privuar nga liria 9 persona.

Bëhet fjalë për SH.L.(24), T.A.(24), DB.(18), E.E.( 22), V.L (19), A.E.(25), A.Sh.(24), L.L (28), të gjithë nga Tetova dhe J.M (22) nga fshati Strimnicë, pasi afër tyre janë gjetur 21 qese me marijuanë, ndërsa pas kontrollit është konstatuar se L.L kërkohej edhe me vendim gjykate për vuajtje të dënimit me burg.

Nga SPB Tetovë thonë se ai është dërguar për të vuajtur dënimin dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të gjithëve do të bëhet procedimi përkatës.

Story i mëparshëm

Ukrainë: Raportohet se Rusia po përdorë armë më vdekjeprurëse

Story i radhës

Rrëshqitje e dheut në rrugën Rosoman – Prilep, ndërpritet komunikacioni

Të fundit nga