Arrest me burg për Inspektorët në Kamzë

Gjykata special ka lënë të pa ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg për dy zyrtarët e bashkisë së Kamzës të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve, kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kamzës, Dritan Nikolli dhe inspektori Ermal Baçi kanë marrë shuma nga 1 mijë deri në 3 mijë Euro në këmbim të dhënies së lejeve të ndërtimit.

Ata u arrestuan një ditë më parë me urdhër të SPAK.

Ndërsa vazhdojnë hetimet për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive.

Ngjarja paraprake

Jep dorëheqjen kreu i ushtrisë spanjolle pas skandalit të vaksinimit

Ngjarja e ardhëshme

Largoni shenjat e plakjes nga fytyra me këtë maskë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian