“Armenia sërish tregoi fytyrën e saj të vërtetë”

Udhëheqësja e partisë opozitare turke Partia e Mirë (IP), Meral Akşener, deklaroi se Armenia “sërish tregoi fytyrën e saj të vërtetë” me sulmet me raketa ndaj qyteteve Ganja dhe Mingachevir të Azerbajxhanit, “disa orë pasi ranë dakord për armëpushim”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para grupit të saj parlamentar, Akşener dënoi sulmet e fundit vdekjeprurëse të Armenisë ndaj civilëve në qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit Ganja, përderisa vazhdon konflikti në rajonin e Malësisë së Karabakut të okupuar nga armenët.

Ajo më tej shtoi se Turqia duhet të jetë më e fuqishme për t’u përballur me të gjitha kërcënimet e mundshme në rajonin e Kaukazit.

Akşener gjithashtu i bëri thirrje qeverisë turke të përshpejtojë diplomacinë e vendit në mbështetje të Azerbajxhanit në arenën ndërkombëtare.

“Duhet të sigurohet që Turqia të zërë vendin e saj pranë Azerbajxhanit në tryezën e diplomacisë”, tha mes tjerash Akşener.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ndërsa Armenia që atëherë ka vazhduar sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave të Azerbajxhanit, madje edhe duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit.

Turqia ka mbështetur të drejtën e Azerbajxhanit për vetëmbrojtje dhe kërkoi tërheqjen e forcave pushtuese.



.. .

Ngjarja paraprake

Eurostat: Rënie drastike e trafikut ajror në Maqedoninë e Veriut

Ngjarja e ardhëshme

Sinqeriteti është një vlerë e rrallë që duhet të dish ta përdorësh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian