Armenia arreston 19 persona nën dyshimin për spiunazh

Shërbimi i Sigurisë Kombëtare i Armenisë (HAAT) tha se ka arrestuar 19 persona, që dyshohet se ishin anëtarë të një “rrjeti të spiunazhit” në këtë shtet të Kaukazit Jugor.

HAAT tha më 10 shkurt se dhjetëra pjesëtarë të forcave të armatosura mund të jenë përfshirë në aktivitete të një rrjeti spiunazhi që punon për një shtet të huaj. Por, ky shërbim nuk zbuloi se për cilin shtet bëhet fjalë.

Sipas këtij shërbimi, rekrutimi i spiunëve u bë përmes një shërbimi online takimesh, përmes së cilit, zyrtarët ushtarakë armenë që kishin të dhëna të klasifikuara dhe dokumente, i kanë dërguar përmes këtyre shërbimeve dhe i janë bashkuar këtij rrjeti spiunazhi.

Autoritetet armene thanë se personat e rekrutuar janë paguar për dhënien e informacioneve sekrete te shërbimet e huaja ekrete.

Në deklaratën e Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë u tha se gjatë aksionit janë kryer 30 bastisje, janë konfiskuar dokumente dhe gjësende të tjera, duke shtuar se aktivitetet e këtij rrjeti spiunazhi janë parandaluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndërgjegjësimi i publikut për ndryshimet klimatike

Story i radhës

Programi edukativ thotë se ky serial i famshëm po dëmton fëmijët tanë

Të fundit nga