Armeni, Shtabi i Përgjithshëm riafirmon thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit

Shtabi i Përgjithshëm i Armenisë njoftoi se nuk ka ndryshuar pozicioni i tyre lidhur me thirrjen për dorëheqje ndaj kryeministrit Nikol Pashinyan dhe se thirrja në fjalë nuk është bërë si rezultat i ndonjë presioni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Armenisë lëshoi një deklaratë të re në lidhje me thirrjen që bëri në mëngjes kundrejt Pashinyan-it, si dhe lidhur me deklaratat e bëra më pas nga kryeministri.

Thirrja e bërë këtë mëngjes ndaj Pashinyan-it nuk është bërë si rezultat i ndonjë presioni, thuhet në deklaratë.

“Ky është besimi dhe qëndrimi i hapur i gjeneralëve dhe oficerëve që kanë vetëm një qëllim, që t’i shërbejnë çlirimit të atdheut në këtë moment të rëndësishëm”, theksohet më tej.

Ish-presidenti Kocharyan mbështet ushtrinë

Edhe ish-presidenti i Armenisë, Robert Kocharyan, i bëri thirrje popullit që të mbështesë deklaratën që u nënshkrua për dorëheqjen e Pashinyan-it nga komandantët e nivelit të lartë të ushtrisë, përfshirë edhe shefin e shtatmadhorisë.

“Në këtë moment të fatit, i bëj thirrje popullit që të mbrojnë vendin dhe të qëndrojnë pranë ushtrisë dhe Forcave të Armatosura të Armenisë. Duhet të ikë qeveria e cila ka humbur luftën dhe që ka dhënë territoret. Kjo është garancia e zgjimit tonë kombëtar”, tha Kocharyan.

Në anën tjetër, partitë opozitare të Armenisë njoftohet se kanë mbledhur nënshkrime për mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm të parlamentit.

Ndërkaq, deputeti nga partia “Armenia e Ndriçuar”, Nair Zagrobyan, theksoi se deklarata që bën thirrje për dorëheqjen e Pashinyan-it nuk duhet të cilësohet si një tentativë për grusht shteti dhe tha se “ky nuk është një krim”.

Nga ana tjetër, në një deklaratë nga Shërbimi i Sigurisë së Armenisë, u bëhet thirrje qytetarëve që kanë dalë në shesh të distancohen nga “veprimet nxitëse”.

“Këto lloj veprimesh, mund të kërcënojnë sigurinë e Armenisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.



. .

Ngjarja paraprake

Dibra përkrahë BDI-në, Ali Ahmeti alternativa e vetme për shqiptarët e RMV-së

Ngjarja e ardhëshme

Billie Eilish ka bërë gati albumin e ri gjatë karantinës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian