Armenët djegin shtëpitë e tyre që të mos lënë azerët të jetojnë në to

Mijëra armenë etnikë po ikin nga zonat përreth Nagorno-Karabakhut që do t’i jepen Azerbajxhanit si pjesë e marrëveshjes së paqes të nënshkruar tash vonë.

Ky rajon ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por është nën drejtimin e armenëve që nga viti 1994.

Sipas marrëveshjes, Armenia duhet të heqë dorë nga kontrolli i disa distrikteve deri më 15 nëntor.

BBC ka raportuar se disa armenë po shkatërrojnë shtëpitë e tyre ashtu që asnjë qytetar azer të mos mund të jetojë aty.

Geram Badalyan, banor i rajonit të Kalbajarit, thotë se nuk mund t’ia lë dikuj tjetër shtëpinë që vetë e ka ndërtuar.

“Kemi marrë gjithçka që kemi mundur dhe tani do ta djegë atë. Nëse fëmijët e mi nuk mund të shfrytëzojnë shtëpinë, atëherë askush tjetër nuk do të mundet”, thotë ai.

Ndërkaq, ushtarët armenë shprehen të qetësuar me armëpushimin, pasi sipas tyre nëse lufta me Azerbajxhanin do të vazhdonte do të ishin vrarë më shumë armenë për shkak të kapaciteteve më të mëdha të forcave azere.

Ngjarja paraprake

Prishtinë, vihen në dispozicion numrat për t’i raportuar sulmet nga qentë endacak

Ngjarja e ardhëshme

iPhone 12: Një epokë e re fillon për smartfonët e Apple

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian