Armend Dallku e fillon mbarë sezonin me Dukagjinin

Armend Dallku në ndeshjen e tij të parë me skuadrën e KF Dukagjinit, e ka filluar mbarë duke fituar në shtëpi me rezultat 2:0 kundër Onix në Ligen e Pare të Kosovës.

Golat për Dukagjinin i shënuan, Altin Merlaku në minutën e 44-të dhe Erblind Mulaj në të 94-tën.

Skuadra nga Klina gjendet në pozitën e tretë, një pikë më pak se sa kryesuesi i tabelës, Istogu, i cili kryeson me 8 pikë në katër ndeshje të zhvilluara.

Formati këtë sezon në Ligen e Parë të Kosovës ka ndryshuar ku ekipet janë të ndara në dy grupe me nga 10 skuadra, pra Grupi A dhe Grupi B. 

Ngjarja paraprake

Aksident në Trubarevë të Shkupit, një viktimë

Ngjarja e ardhëshme

Nëse numri fillon dhe rritet me shifra me të larta, atëherë pa dyshim masat mbrojtëse duhet të shtohen

të fundit nga

Chiellini provokon

“Hetimet? Lënë kohën që gjejnë… Pas titujve duhet të dish të presësh”

AlbanianEnglishMacedonian