Arjola Demiri mahnit me linjat trupore

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është mjaft e komentuar nga publiku shqiptar për paraqitjet e saj.

Ajo është aktive dhe shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Nuk janë të rralla edhe rastet kur aktorja me origjinë nga Tropoja publikon ndonjë imazh atraktiv, duke bërë për vete kështu fansat e saj.

Një gjë të tillë, Arjola e bëri në fotografitë e fundit të publikuara në InstaStory, ku shfaqej mjaft tërheqëse ndërse merrte poza para pasqyrës.

E veshur me një fustan të zi të shkurtër, pak të hapur te pjesa e dekoltesë, Demiri dukej mjaft atraktive dhe provokuese me këtë paraqitje.

Aktorja është nënë e tre fëmijëve dhe prej një kohe të gjatë është shpërngulur në Tiranë.

Rritjen më të madhe në karrierë, ajo e arriti duke u bërë një nga protagonistet kryesore në hit serialin “O Sa Mirë”.

Image
Ngjarja paraprake

Solskjaer vlerëson Milanin dhe Ibrahimovicin: Ndeshje për Ligën e Kampionëve

Ngjarja e ardhëshme

Ngutia Hileqare zgjedhore në LDK

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian