arjanit hoxha vmro ka marre frike pasi hyri ne pushtet me vlen in 670d8138c4348

Arjanit Hoxha: VMRO ka marrë frikë pasi hyri në pushtet me VLEN-in

October 14, 2024
1 minut lexim

Arjanit Hoxha, kryetar i PDE-së pjesë e koalicionit Fronti Europian në ClickPlus ka dërguar kritika ndaj koalicionit qeveritar VLEN, pasi siç thotë, po tregohet e pafuqishme sa i takon përfaqësimit të shqiptarëve.

Duke folur për shfuqizimin e deklarimit të përkatësisë etnike, Hoxha tha se edhe deklarimet e VLEN-it se përgatisin ligj që do ta zgjidhë këtë çështje, janë të pabaza.

Sipas tij, me këto veprime, partneri i koalicionit – VMRO-DPMNE e ka barazuar VLEN-in me partnerin tjetër të koalicionit, me më pak vota, ZNAM-in.

“VMRO-ja VLEN-in e ka barazuar me ZNAM-in, do të thotë nuk e sheh si partner të përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve.
Kurse Frontin Europian me kë e ka barazuar VMRO-ja?
Prej ditës që e ka formuar Qeverinë pa Frontin Europian dhe pa përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve, VMRO-ja aspak nuk është e qetë. Shikoni deklaratat. Shikoni deklaratat e kryeministrit nga burrërimi i madh pas euforisë zgjedhore dhe deri më sot se çfarë zbutjesh dhe reterime ka. Sepse nuk është çështje e Frontit, është çështje e përfaqësimit të shqiptarëve.
Apo i bën lajka VMRO Frontit?
Flas për frikë nga gabimi që e kanë bërë duke mos u lur të bisedojnë me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve
A jeni ulur dikush prej jush me VMRO që ta diskutoni ndërrimin e partnerëve?
Jo, jo, aspak!”, tha Hoxha.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

kapen mat krejt papritur blero e afrona serish bashke 670d800e24635
Story i mëparshëm

Kapen mat! Krejt papritur, Blero e Afrona sërish bashkë?

abdixhiku i pret ne parti strukturat e deges se ldkse ne podujeve llapi do ti prije ringritjes sone te madhe 670d813bcbe38
Story i radhës

Abdixhiku i pret në parti strukturat e degës së LDK’së në Podujevë: Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe

Të fundit nga

ShkoLartë