Aristoteli mbi kundërshtarët e vaksinave: Interneti dhe perëndimi i arsyes

Maturia, drejtësia, guximi dhe dekori, janë 4 virtytet themelore që përcaktojnë atë që Ciceroni e quajti ndershmëri ose nder. Dhe sipas sociologut gjerman MaksVeber, pikërishtpër shkak të këtyre virtyteve civilizimi perëndimor ishte në gjendje të bënte hapa të tillë gjigant në matematikë, jurisprudencë, muzikë dhe arkitekturë, dhe të zhvillonte sistemet e tij të demokracisë.

Por tani në vitin 2021, a mos po i humbasim këto virtyte? A mos po e braktisim arsyen, siç kuptohej nga grekët e lashtë? A jemi tërhequr fatalisht drejt errësirës së irracionalitetit, anti-shkencës, emocionit, frikës dhe dhunës?

Sulmi mbi Kapitol Hill nga mbështetësit e Donald Trumpit, është një dëshmi e kësaj. Dhe sado patetike që mund të duket, ajo ngjarje ishte vetëm një pjesë e vogël në një tablo më të gjerë që gjithashtu përfshin kundërshtarët e vaksinave dhe teoricienët e konspiracioneve.

Me sa duket, arsyeja po lëkundet në të gjitha frontet, megjithëse kjo jo për herë të parë. Pavarësisht përparimeve të arsimit,njerëzimi lejon shpesh që të shfaqet “ujku” që banon thellë brenda vetes së tij.

Tmerret e shekullit të kaluar janë një rast i tillë. Prandaj kjo nuk është hera e parë. Dhe ne duhet të mbetemi optimistë mbi forcën e fytyrës tonë tjetër, atë që shfaq dhembshuri dhe arsye, dhe që në fund ka dominuar gjithmonë.

Megjithatë, ka ende ka diçka të re dhe shqetësuese në gjendjen tonë aktuale. Ai që e nxit këtë impuls drejt irracionalitetit është një fuqi teknologjike, e cila e përhap dhe duket se e legjitimon atë. Ne përpiqemi ende që të jemi të matur, por lufta është e pabarabartë.

Shkaqet e këtij shpërthimi të irracionalitetit, janë të shumta dhe të thella. E para është ndjesia e horizonteve të bllokuara. Tregtia sjell me vete paqen dhe prosperitetin, ajo u mbush barkun dhe i lejon njerëzit të lënë mënjanë betejat e tyre. Megjithatë, për fat të keq–ndarja e fryteve të punës sonë nuk i përmbahet më virtytit ciceronian të drejtësisë.

Lëvizshmëria sociale është ndalur në vend. Pagat nuk po rriten më. Edukimi nuk po çon më domosdoshmërisht në karriera të mira. Shpërblimet e sistemit shkollor nuk janë ato që kishim shpresuar dikur. Njerëzit me të ardhurat më të larta zgjojnë xhelozinë dhe inatin e të tjerëve.

Dhe pastaj, është pandemia e Covid-19 e cila vetëm sa e përforcon këtë hidhërim shoqëror,  pasi po thekson më tepër pabarazitë midis brezave, të ardhurave, banesave dhe arsimimit.

Shkaku i dytë është globalizimi, që po sjell me vete ngrohjen globale, pandemitë globale, dhe po nxit shfaqjen e kërcënimeve dhe luftës kibernetike.

Këto sfida na godasin si një përmbytje. Dhe përgjigjja ndaj tyre kërkon një bashkëpunim global. Por në fakt bashkëpunimi midis kombeve po ngadalësohet. Shkaku i tretë është mënyra se si reagojnë ndaj gjithë kësaj situate sistemet politike.

Grekët e lashtë dinin se si t’i bënin vend fatit dhe rrezikut. Siç thoshte Aristoteli, fati është diçka e pakontrollueshme. Por sot, padurimi i nxitur nga media, e ka përmbysur “humanizmin tragjik, që e fton njeriun të dëshirojë gjithçka që është e mundur, dhe t’ua lërë pjesën tjetër Perëndive”, siç shkruante dikur filozofi francez dhe eksperti i mësimeve tëAristotelit, Pier Obenky.

Udhëheqësve tanë nuk u lejohet më që të mashtrojnë, edhe pse është krejt normale dhe e arsyeshme që ata duhet t`a bëjnë ndonjëherë këtë. Për shembull, prandaj burojnë vështirësitë dhe kritikat e pandërprera nga qeveritë e fundit në Francë.

Rrjetet sociale, janë vendet ku vdes. Për shumë udhëheqës politikë, ka një tundim drejt demagogjisë dhe dogmatizmit populist, siç shihet në Partinë Republikane të SHBA-së, apo në Evropën Lindore. E njëjta gjë vlen edhe për anën tjetër të spektrit:në të majtë, ku radikalizmi i ideologjisë së“identitetit” del mbi traditën progresive, dhe ku një “ndjenjë” e shtypjes ka përparësi mbi analizën e fakteve.

Shtoji kësaj numrin në rritje të rrjeteve sociale, të cilat janë një mjet i shkëlqyer jo për tëarsyeshmit, por për të paarsyeshmit, dhe ku nuanca vdes. Asnjë komb nuk është imun ndaj kësaj dukurie, dhe secili preket në mënyrën e vet.

Për Shtetet e Bashkuara, janë gënjeshtra dhe teori konspirative. Për Francën, kjo është një psikologji e një qaramani,dhe fshehje e përgjegjësisë individuale pas maskës së shtetit mbrojtës ndaj qytetarit. Që të gjitha këto shënojnë një humbje të besimit tek institucionet edhe në të ardhmen.

Zgjedhja e Xho Bajden si president i SHBA-së, dhe zhvillimi i vaksinave kundër Covid-19, kanë sjellë një dritë shprese kundër të këqijave të ekonomisë, teknologjisë dhe klimës. Por, për t`a mbajtur gjallë dhe mirë arsyen, ne do të na duhet të mobilizojmë atë virtytin tjetërshumë të rëndësishëm: guximin. / Bota.al

Ngjarja paraprake

Kaloi në semafor me të kuqe, gjobë...

Ngjarja e ardhëshme

Basha: Vota për PD dhe mua nuk është votë kundër Ramës, por votë për alternativën tonë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian