Arifi: Agjenda e gjelbër vazhdimësia e të mirës dhe forcës për punë

Sot në Tubimin parazgjedhor në Tetovë, kandidatja e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi iu drejtua të pranishmëve duke u zotuar për vazhdimësinë e rrugëtimit të arritjeve dhe zhvillimit të Tetovës që padyshim se duhet të ndjekë trendin bashkëkohor të zhvillimit duke ju ofruar qytetarëve më shumë cilësi të shërbimeve dhe infrastrukturë që lehtëson përditshmërinë dhe nevojat e tyre jetësore.

Sipas Arifit Bashkimi Demokratik për Integrim ka potencial që të përqafojë agjendën e gjelbër dhe parimet e saj duke potencuar pikërisht të rinjtë si forcë e përparimit, e përfshirë në listën për këshilltarë komunal, me të cilët katër vitet e ardhshme do të realizojnë programin progresiv të veprimit për të bërë më shumë dhe më mirë për Tetovën.
Ajo mes tjerash potencoi se të drejtat e arritura, puna e deritanishme për të arritur barazinë është bazamenti më i mirë i arritjeve të reja, i avancimit të proceseve dhe i zhvillimit të një komune.

“Ajo që për mua sot është motiv të nderuar vëllezër e motra, janë këta të rinj të cilët duken të blertë karshi neve dhe që dukeshin shumë mirë atje, është ky ekip i ri i këshilltarëve që në fakt fletë pikërisht për gatishmërinë dhe pasurinë tonë të madhe që e kemi, që duke pasur të kaluarën e madhe pas vetes, punën e rëndë të tanishme prioritet kryesor të kemi dhe të punojmë së bashku për të ngritur e përkrahur atë gjeneratë të re e cila duhet të jetë vazhdimësia e ndryshimit, e të mirës, vazhdimësia e forcës për punë, e asaj që është filozofia kryesore e Bashkimit Demokratik për Integrim. Historia botërore tregon se këto agjenda dhe këto ide të mëdha e të rëndësishme që duken moderne në fakt janë një thelb dhe një vazhdimësi moderne e patriotizmit, vazhdimësi e mundësisë dhe barazisë që kjo gjeneratë të shkollohet në gjuhën e vet, ata të cilët kanë luftuar për veten e tyre dhe të drejtat e tyre kanë arritur po ashtu që të kenë forcën e ndryshimit për të pasur ide të reja, atëherë kur të tjerët kanë mbetur të ngujuar në tregimet palidhje të të kaluarës dhe duke mos pasur koncepte për të ofruar ndryshimin gjithmonë përsërisin këngën e vjetër se sa nuk bëjnë të tjerët duke mos treguar se si do të bënin vetë po të mundeshin.” – u shpreh në fjalimin e saj Teuta Arifi.

Ngjarja paraprake

Shkëlqim Hajdari: Shqipëria ka nevojë për ‘shkundje’ të thellë

Ngjarja e ardhëshme

Kuka: Me shumë emocion u përurua edhe rruga deri tek palestra 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian