Argjentina Ramosaj duke punuar për projektin e ri në studio muzikore

Ajo është ndër këngëtaret më unike që ka pasur ndër vite estrada shqiptare.

Ani pse viteve të fundit nuk ka qenë edhe shumë aktive në prurjet muzikore, fansat gjithmonë kanë dëgjuar hitet e saj.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka postuar një fotografi në studio muzikore.

“Gjithmonë duke krijuar”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Detaje të mëtutjeshme ajo nuk ka dhënë, përpos që u bë e ditur se është duke punuar në projektin e ri muzikor.

Sidoqoftë kësaj, “Who Am I” është kënga saj e fundit, që është kolonë zanore e filmit “River”.

Prodhimtaria e tillë muzikore është realizuar në gjuhën angleze, teksa u prit mirë nga admiruesit e muzikës së Argjentinës.

Image
Ngjarja paraprake

Basha: SPAK hetim paralel me Italinë, të kërkojë pa vonesë fashikujt e hetimit nga anti-mafia italiane

Ngjarja e ardhëshme

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, i pakalueshëm kundër Rijekës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian