Argjentina me mund të madh e mposhti Bolivinë

Kombëtarja e Argjentinës importoi tre pikë të rëndësishme në kuadër të xhiros së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, grupi i Amerikës së Jugut. Argjentina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Bolivisë, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Hernando Siles” në La Paz.  

Në minutën e 24-të, Marcelo Moreno me kokë nga afërsia shënoi gol të bukur në këndin e djathtë të epërm të Argjentinës. 

Në fund të pjesës së parë, një reagim i dobët i vendasve, Lautaro Martinez nga afërsia shënon për 1:1. 

Në minutën e 79-të, Joaquin Correa nga rreth 14 metra shënon për 1:2.  

Bolivia u ankua për pozitë jashtë loje, ndërsa gjyqtarët pasi shikuan VAR-in u pa se nuk ka qenë pozitë e parregullt dhe goli pranohet. Lionel Messi ka treguar lojë të mirë dhe i ndihmoi argjentinasve drejt fitores së dytë. Argjentina kryeson me 6 pikë, ndërsa Bolivia është në fund (i dhjeti) me 0 pikë.

Ngjarja paraprake

"Deklarata e fundit e SHBA-së mbi Mesdheun Lindor, e paqëndrueshme"

Ngjarja e ardhëshme

“Dhurata” e të dashurit i merr jetën 18 vjeçares!!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian