Argjentina e Lionel Messi liderë në CONMEBOL

Argjentina ka fituar me rezultat 1-2 kundër Bolevisë për ta marrë kryesimin në divizionin CONMEBOL pas dy ndeshjeve ku ka gjashtë pikë. Ndeshjet në CONMEBOL janë të vlefshme për kualifikimet në Botërorin e 2022-ës që mbahet në Katar

Argjentina ka fituar me përmbysje në ndeshjen e dytë në CONMEBOL të Amerikës së Jugut.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Bolevia me Marcelo Morena në minutën e 24-të.

Kur u mendua që Bolevia do të shkonte në epërsi me këtë gol, në skenë doli sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez që shënoi një gol interesant në minutën e 45-të të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ishin Argjentina që kërkuan golin dhe pas shumë përpjekjeve e gjetën atë në minutën e 79-të.

Ishte një aksion i nisur nga Messi i cili pason të Lautaro.

Ky asiston për Correan i cili shënoi golin e përmbysjes dhe Argjentina nga dy ndeshje të zhvilluara ka gjashtë pikë.

Në këtë ndeshje Lionel Messi ka luajtur për 97 minuta dhe ishte njëri prej më të mirëve në fushë. 

Ngjarja paraprake

RAMKOVSKA: Gjetëm para për të paguar, por një mesazh nga Gruevski ndryshoi gjithçka! (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

“Gjyshi”- “miu i kanalizimeve” shkatërrohet karteli i drogës me pseudonimet e çuditshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian