Ardit Hoxhaj me dy fytyra në ndeshje, por shpallet hero i derbit – Vllaznia “blindon” kreun

Vllaznia ka mposhtur Teutën e Durrësit në derbin e javës së 13 në Kategorinë Superiore, për ta blinduar edhe më kreun e elitës shqiptare në futboll.

Shkodranët triumfuan minimalisht me rezultat 1-0, falë golit të Ardit Hoxhajt.

26 vjeçari fillimisht realizoi në minutën e 60′, para se tetë minuta më vonë të përjashtohet direkt me të kuq, duke e lënë kështu skuadrën e tij me disavantazh numerik në fushë.

Por, djelmoshat e Edi Martinit nuk arritën t’i barazonin shifrat, ani pse ishin me një lojtar më tepër për thuajse një gjysmë ore të plotë.

Me këtë trepikësh, Vllaznia shkon në kuotën e 29 sosh, për të rritur diferencën ndaj përcjellësit të parë, njëherit kundërshtarit të sotëm.

Image
Ngjarja paraprake

Turqi, 194 të vdekur dhe 11.749 raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Spanja regjistron rekord të rasteve të reja me COVID-19 nga tetori

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian