Ardian Bujupi do publikojë albumin në dhjetë vjetorin e karrierës së tij muzikore

15:38 | 19 Prill 2021

© Ardian Bujupi/Instagram

Këngëtari ka zbuluar se këtë vit do e lansojë albumin e tij.

Ardian Bujupi ka vendosur që në 10 vjetorin e karrierës të sjell një album, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, këngëtari njoftoi fansat dhe publikun.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për dhjetë vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në pesë albumet e mi. ’10’ do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për ’10’?”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e postimit.

Tutje, i njëjti ka ndarë me ndjekësit e tij edhe kopertinën e albumit e cila u pëlqye tejet shumë nga ndjekësit duke arritur një numër komentesh dhe pëlqimesh.

Ndryshe, Ardian Bujupi përveç që njihet në Kosovë gjithashtu edhe në tregun gjerman./Lajmi.net/

 

Ngjarja paraprake

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së i publikoi rezultatet shkencore për ndikimin e izolimit gjatë pandemisë Covid -19

Ngjarja e ardhëshme

Audi zbulon konceptin e makinës elektrike që do të shitet në mbarë botën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian