Arbëria – gati për Trepçën ’89

Pas disa javësh me formacion të përgjysmuar, Arbnor Morina sot do ketë në dispozicion të gjithë futbollistët për ndeshjen kundër Trepçës ’89.

Arbëria pati mungesa të shumta në dy takimet e fundit, çka ndikoi drejtpërdrejt edhe në rezultatet negative të marra në këto ndeshje.

Kundër Llapit munguan Ibrahimi, Bahtiri dhe Bruqi ndërsa kundër Dritës munguan Hyseni, Bahtiri dhe Arrbal.

Këtë herë duket se tek “Stuhia e Kuqe” më në fund ka qetësi.

Për “Olle” rikthimin e Bahtirit nga lëndimi dhe që nuk do ketë asnjë munges përshkak të kartonëve apo ndonjë arsye tjetër e ka konfirmuar edhe zyrtarja e klubit për media, Besarta Gashi.

Arbëria pret Trepçën ’89, në takimin që luhet sot me fillim nga ora 13:30 në “Agron Rama” të Obiliqit.

Ngjarja paraprake

Një ditë e jetuar më shumë…

Ngjarja e ardhëshme

Karaxhovski: Situata me koronavirusin është kritike, por nën kontroll

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian