Arbër Ademi: Opozita kërkon tema për ekzistencë, BDI mbështet ligjin për shtetësi (VIDEO)

Koordinatori i Grupit parlamentar nga Bashkimi Demokratik për Integrim Arbër Ademi në një prononcim për News33, ka deklaruar se bllokimi që po bëjnë dy partitë opozitare në Kuvend për ligje të caktuara ka prishur koalicionin e paralajmëruar nga liderët e partive për zgjedhjet lokale, njofton News33.

Në prononcimin e tij, shefi i grupit parlamentar që dit më parë u emërua në këtë pozitë tha se Bashkimi Demokratik për Integrim, mbështet ligjin për shtetësi të dorëzuar në Kuvend nga opozita pavarësisht se ka vërejtje mbi cilësinë e të njëjtit. Ademi shtoi se deputetët e BDI-së do të votojnë pro ligjit njëjtë siç do të votojnë edhe deputetët e opozitës që janë edhe propozues.

Kur jemi te bllokimi i Kuvendit Ademi tha se de-bllokimi duhet kërkuar në Kuvend nëpërmes takimeve me koordinatorët e grupeve parlamentare.

Ademi mohoi akuzat e opozitës se gjoja Xhaferi nuk i ka pranuar amendamentet e opozitës vetëm në gjuhën shqipe.

blob:https://www.facebook.com/9e46e4c2-ba02-4016-9937-1409448549e2

Ngjarja paraprake

Barcelona do të sakrifikojë shtatë lojtarë

Ngjarja e ardhëshme

Premier League, deri në 10 mijë spektatorë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian