Arben Taravari nënkryetarë i vetëm i ASH-së

Kryesia e partisë Aleanca për Shqiptarët mbrëmë (09.05.2022) mbajti mbledhjen e parë, pas Kongresit të Dytë dhe mbledhjes së Kuvendit. Me ndryshimet e reja në organizimin partiak, Aleanca për Shqiptarët do të ketë vetëm një nënkryetar dhe anëtarët e kryesisë unanimisht vendosën që nënkryetar të zgjidhet Arben Taravari. Organet e tjera partiake do të zgjidhen gjatë mbledhjeve të ardhshme të kryesisë.
Në këtë mbledhje u vendos që konkursi për kandidatët për kryetarë të degëve të ASH-së të shpallet më 16 maj deri më 23 maj.
“Inkurajojmë çdokënd që beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale të ASH-së, të aplikojë dhe të bëhet pjesë e garës”, tha kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në një deklaratë për media pas mbledhjes.
Në konferencën për media kryetari Ziadin Sela shpalosi qëndrimet partiake edhe mbi zhvillimet e fundit të cilat poashtu u diskutuan në mbledhjen e djeshme.

Story i mëparshëm

Thaçi deklarohet i pafajshëm, thotë se nuk i kuptoi akuzat e reja (VIDEO)

Story i radhës

Ngjarje jo fort të mira i presin këto 3 shenja të horoskopit në këtë muaj…

Të fundit nga