Arben Haradinaj – lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Milicia serbe na sulmoi… 

Ish futbollisti vushtrrias, Arben Haradinaj, si sot i kujtohet periudha e tij si futbollist aktiv në vitet e 90-ta (1991-1999) dhe sipas tij, ka qenë epoka më e vështirë jo vetëm e sportit por në përgjithësi për popullin e Kosovës.

Arben Haradinaj i takon Gjeneratës së Republikës dhe me sukses ka luajtur në petkun e Kosovës së Vushtrrisë në vitet e 90-ta. Ai ka qenë ndër mbrojtësit me luftarak në fushë. 

Haradinaj, edhe sot kur e kthen kujtesën, goxha emocionohet se si kanë vepruar atëkohë dhe i kujtohet edhe vetura e tij, i cili me disa shokë kanë bartur ndeshje në ndeshje futbollistët e Kosovës së Vushtrrisë.

“Në Smrekonicë ishim duke luajtur kundër 2 Korrikut të Prishtinës dhe aty milicia e pushtuesit serb na ndoqi. Ne ikëm në drejtim të Sitnicës dhe shkuam të një lum që të pastrohemi, pasi që ishim krejt lloç. 

Kujtoj edhe një rast shumë të vështirë, që na maltretuan në Komoran. Milicia serbe na ndali dhe na i gjetën pajisjet sportive, lloj lloj fyerje kundër nesh. Aty ishim duke shkuar për Gjurgjicë”, tregon Haradinaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ai kujton edhe një moment shumë të vështirë. “Në verën e vitit 1991, në gusht, ka qenë moment shumë i rëndë, kur na dëbuan nga stadiumi. 

Erdhën njerëzit e pushtuesit serb dhe na u drejtuan me tone të ashpra: Kush doni rrini e kush doni ecni. Sipas tyre, kush e pranon Serbinë rrini, kush jo, ecni”, thotë Haradinaj, që njihet krenar që i ka shërbyer futbollit, sportit dhe Kosovës në vitet më të rënda.

Ngjarja paraprake

Punime të domosdoshme në sistem, KEDS njofton për lokacionet ku nesër do të ndalet rryma

Ngjarja e ardhëshme

Lazio-Torino drejt 3:0 në tavolinë dhe -1 pikë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian