araujo merr nje vendim te papritur 6787a24ae0fdd

Araujo merr një vendim të papritur

January 15, 2025
1 minut lexim

E ardhmja e Ronald Araujos merr një kthesë të papritur. Mbrojtësi i Barcelonës, i cili deri të martën ishte më afër largimit se qëndrimit në Camp Nou, ka ndryshuar mendim.

Drejtori sportiv i katalunasve, Deco, ka ndërhyrë duke këmbëngulur në mbrëmjen e së martës për ta bindur futbollistin ta rimendojë sërish rinovimin me skuadrën, e cila i skadon në 30 qershor të 2026-tës, njofton gazetari italian Fabrizio Romano.

Barcelona ka marrë dritën jeshile prej lojtarit për të vijuar me bisedimet që Araujo të vazhdojë të luajë përtej vlefshmërisë së kontratës.

Qëllimi i klubit është që përgatisë një ofertë të re financiare për ta mbyllur marrëveshjen me 25-vjeçarin përpara merkatos së ardhme të verës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

koss per integrimin e rmv se ne be shpresojme te behen ndryshimet kushtetuese 6787a15d26195
Story i mëparshëm

Koss për integrimin e RMV-së në BE: Shpresojmë të bëhen ndryshimet kushtetuese

kompania google hetohet ne mbreterine e bashkuar 6787a3387e020
Story i radhës

Kompania Google hetohet në Mbretërinë e Bashkuar

Të fundit nga

ShkoLartë