A është dëmtuar Barcelona në ‘El Clasico’? Kjo është pyetja që po bëhet në rrjetet sociale nga tifozët dhe ata të Barcelonës po ndihen të dëmtuar.
Real Madrid fitoi një penallti të dyshimtë, ndërsa në një moment tjetër portieri Andriy Lunin e largoi topin nga brenda portës dhe nuk u pranua gol për Barcelonën.
Ronald Araujo këmbëngul se, edhe me gabimet e gjyqtarit, performanca e katalanasve kundër Real Madrid nuk ishte në nivelin e standardeve.
Qendërmbrojtësi uruguaian ka goditur La Ligan, duke thënë që është qesharake që një kampionat si ajo spanjoll nuk ka teknologji të vijës së portës.
“Ne jemi në një nga ligat më të mira në botë dhe është qesharake që nuk kemi teknologji të vijës së portës”, tha mbrojtësi pas ndeshjes.
“Nuk mund t’i përdorim gjyqtarët si justifikim, ka detaje që i humbëm dhe dështuam sërish.
Ka qenë një javë e trishtuar, por unë jam i fortë mendërisht. Po punoj shumë për të qenë i tillë. Kështu ia kam dalë në këtë klub. Duhet të vazhdojmë të luftojmë, duhet të përfundojmë në vendin e dytë për Superkupën”, deklaroi Araujo.