Apple zbulon ndryshimin më të madh të iPad në 12 vite

Nëse jeni përdorues i iPad që gjithnjë keni dashur që tableti juaj të bëjë thjeshtë më shumë, Apple ka një përgjigje kësaj here. Në konferencën e zhvilluesve WWDC Apple prezantoi iPadOS 16, përditësimin vjetor të softuerit të iPad.

Shumë veçori të iOS 16 po vinë në iPadOS përfshirë përditësimet e aplikacioneve Mail, Safari, Messages etj. Dhe pas 12 vitesh nga debutimi i iPad-it të parë, Apple solli aplikacionin Weather.

Megjithatë nuk është ky lajmi që do të përqendrohemi por përkundrazi, një funksionalitet që do të rrisë ndjeshëm produktivitetin në iPad. Bëhet fjalë për hapjen e aplikacioneve në dritare njëlloj si në një kompjuter Windows apo macOS.

Është një ndërfaqe e re e punës me disa aplikacione në iPadOS 16 që Apple e quan “Stage Manager” dhe që do ta sjellë në Mac drejt fundit të vitit gjithashtu.

Gjatë përdorimit të Stage Manager, përdoruesit mund të ndryshojnë madhësinë e dritareve apo të zhvendosin pas dritaret e aplikacioneve të cilat nuk po i përdorin pas dritares të aplikacionit që janë duke përdorur momentalisht.

Bazuar në një demo të publikuar nga Apple ndryshimi i madhësisë së dritareve ndryshon edhe hapësirën që zë përmbajtja brenda tyre duke u zmadhuar ose zvogëluar përkatësisht.

Stage Manager funksionon vetëm nëse keni një iPad me procesorin M1. Nëse keni një iPad Air të lançuar Vjeshtën e kaluar apo një iPad Pro 11 ose 12.9-inç lançuar në Pranverën e 2021, atëherë jeni të pafat.

Funksionaliteti është i disponueshëm edhe në ekranet e jashtme. Është një ndryshim i madh në iPadOS që përdoruesit e kanë kërkuar prej vitesh. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Petrovska dhe Kuper: Taktizimi me veton është rrezik serioz i sigurisë për Ballkanin

Story i radhës

​Zbulohen 77 raste të reja të lisë së majmunëve

Të fundit nga