Apple mban një eveniment më 20 Prill, priten iPad dhe AirPods të rinj

Evenimenti i radhës i Apple quajtur “Spring Loaded” do të mbahet ditën e Marte më 20 Prill. Si çdo eveniment tjetër organizuar nga Apple që nga nisja e pandemisë së Covid-19, do të mbahet virtualisht pa asnjë vizitorë në Teatrin Steve Jobs në Apple Park.

Si zakonisht Apple nuk ka dhënë informacione rreth evenimentit. Ne presim debutimin e një iPad Pro të ri me ekran të përmirësuar, aksesorë të rinj gjurmimi siç është AirTags.

Gjithashtu është e hapur mundësia që Apple të zbulojë një Apple Pencil, iPad Mini, AirPods, Apple TV e madje edhe ridizajnimin e shumë pritur të iMac me procesorin Apple M1.

Mbajtja e një evenimenti në muajin Prill është diçka shumë e pazakontë për Apple dhe duhemi kthyer në 2010-ën për ta gjetur një të tillë ku kompania prezantoi iOS 14.

Pritja nuk do të jetë e gjatë ndërsa evenimenti do të transmetohet në uebsajtin e Apple, YouTube dhe Apple TV. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Mbretëresha thyen traditën familjare, vendos që asnjë mbretëror të mos veshë uniformë ushtarake në funeralin e Princ Philipp

Ngjarja e ardhëshme

“Thuaj Jo Qeseve të Plastikës”, promovohen strajcat e ripërdorshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian