Apple M2 sjell 18% më shumë performancë sesa M1

Pothuajse dy vite nga debutimi i Apple M1, çipit të parë ARM të gjigantit të iPhone, kompania tashmë ka një pasardhës: M2.

Ndërsa modeli M1 u shqua për arritjet e Apple në efikasitet dhe performancë, objektivi i M2 është rafinimi dhe përmirësimi i mëtejshëm më tepër sesa revolucioni. Këtë herë e gjithë vëmendja e kompanisë ka shkuar tek rafinimi.

Duke pasur parasysh sesi Apple ka shkallëzuar M1 deri në një pikë sa të shkrijë dy të tillë në një të vetëm për të formuar M1 Ultra në Mac Studio, mbetet për tu parë sesi Apple do ta shfrytëzojë dizajnin e M2.

Çipi M2 ofron deri në 24GB RAM krahasuar me vetëm 16GB RAM në M1 si dhe dyfishin e bandwidthit të memories prej 100GB/s.

Edhe njëherë tjetër ofron 8 bërthama procesorike ku 4 janë performance dhe katër efikasiteti. Apple thotë se efikasiteti është përmirësuar ndjeshëm dhe përdoruesit mund të presin deri në 18% më shumë performancë krahasuar me M1.

M2 mund të pajisjet me grafika deri në 10 bërthama të cilat sipas Apple janë 35% më të fuqishme në nivelin më të lartë të konsumit të energjisë.

Video editorët do të përfitojnë më së shumti nga çipi i ri sepse M2 ofron mbështetje për enkodimin dhe dekodimin e videove ProRes së bashku me mbështetjen për ekranet e jashtme 6K. Motori neural i çipit është 40% më i shpejtë duke rritur ndjeshëm performancën me proceset e inteligjencës artificiale.

Çipi vjen me MacBook Air dhe MacBook Pro 13-inç në Korrik. Laptopët e tjerë pritet të përditësohen drejt fundit të vitit. Ardhja e çipit M2 pritet të reduktojë ndjeshëm kostot e modeleve me çipin M1. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Superjahti rus do të largohet nga Fixhi

Story i radhës

VMRO: Të hiqet kodi etik i deputetëve

Të fundit nga