Apple lançon një përditësim kritik sigurie

Apple ditën e sotme lançoi iOS dhe iPadOS 14.4.2 me disa përditësime sigurie tre javë pas debutimit të iOS dhe iPadOS 14.4.1.

Ky version normalisht shkarkohet falas si të gjitha versionet e tjera dhe përdoruesit mund ta shkarkojnë duke shkuar në Settings > General > Software Update.

Sipas Apple ky version sjell një përditësim sigurie shumë të nevojshëm që duhet instaluar nga të gjithë përdoruesit. Një raport sigurie thotë se po përdoret në mënyrë aktive nga hakerët.

Apple gjithashtu ka lançuar përditësime në iOS and iPadOS 12.5.2 për modelet e vjetra. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Dardanët vazhdojnë stërvitjet me optimizëm për duelin me Suedinë 

Ngjarja e ardhëshme

Kosova U21 mundet nga Katari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian