Apple jep datën e prezantimit të iPhone 12

Më në fund ka mbërritur. Apple do të organizojë aktivitetin e prezantimit të iPhone 12 më 13 Tetor.

Shtyrja e debutimit të linjës së iPhone të këtij viti nuk përbën çudi dhe që prej muajit Korrik Apple ka konfirmuar se iPhone 12 nuk do të jetë gati për aktivitetin tradicional të Shtatorit.

Debutimi u shty normalisht për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe problemeve të shkaktuara me zinxhirin e prodhimit. Në Shtator Apple prezantoi modelet e reja Apple Watch dhe iPad.

Linja e iPhone 12 pritet të ketë një dizajn të ri dhe teknologjinë 5G. Gjithashtu është spekuluar për 4 modele përfshirë një madhësi e re 5.4-inç dhe 6.7-inç.

Megjithatë së fundi është përfolur se linja e re e iPhone nuk do të ketë ekranet 120Hz dhe besnikët e kompanisë duhet të presin edhe një vit.

Apple gjithashtu është duke punuar në disa produkte të reja e një prej tyre është kompjuteri i parë Mac me procesor mobil krijuar nga vetë Apple. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Turqia reagon pas deklaratave të Macron për fenë, e quajnë islamofob

Ngjarja e ardhëshme

“Trump është jashtëzakonisht mirë dhe nuk ka simptoma të COVID-19”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian