Apple do të bashkëpunojë me Hyundai për makinën elektrike

Në planet e Apple për makinën e saj elektrike përfshihet edhe Hyundai sipas një raporti të publikuar ditën e sotme nga Korea Economic Daily.

Media raporton se Apple dhe Hyundai po punojnë në teknologjinë e baterive që do të jetë një lloj ndryshe nga bateria e platformës së makinës elektrike që hyn në prodhim këtë vit.

Spekulimet rreth makinës së Apple kanë qarkulluar prej vitesh por asgjë konkrete nuk është materializuar. Duke cituar burime të afërta me kompaninë, Reuters raportoi muajin e kaluar se Apple do të ecte përpara me teknologjinë e makinës elektrike dhe të prodhonte një makinë pasagjerësh deri në 2024.

Por Korea Economic Daily thotë se fryti i bashkëpunimit mes Apple dhe Hyundai do të vijë në 2027-ën. Prodhuesi Korean Hyundai u shfaq si një prej liderëve në makinat elektrike dhe një platformë e re e prezantuar së fundi quajtur E-GMP do të aplikohet për 23 modele të ndryshme deri më 2025.

Kjo platformë mundëson karikimin e makinës elektrike në 80% për 18 minuta. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

7 gjëra që nuk duhet t'i vendosni kurrë në fytyrë

Ngjarja e ardhëshme

Pioli: Kemi energji fizike e mendore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian