Apple dhe Kia marrëveshje 3.6 miliardë dollarë për prodhimin e makinave

Raportohet se Apple do të investojë 3.6 miliardë dollarë në Kia Motors si pjesë e një plani bashkëpunimi mes dy kompanive.

Lajmi erdhi nga mediat Koreane dhe u transmetua nga Bloomberg. Dy kompanitë po nisin një partneritet i cili do të shohë Kia të ndërtojë makinat e Apple në fabrikat e saj në Xhorxhia.

Marrëveshja mund të nënshkruhet që prej 17 Shkurtit ndërsa makinat e para do të dalin në rrugë në 2024. Apple dhe Kia synojnë të prodhojë 100 mijë makina në vit.

Në javët e fundit ka pasur raportime të shumta për bashkëpunimin mes Apple dhe Hyundai ndërsa së fundi u tha se brendi Kia i kompanisë do të prodhojë makinat e Apple.

Analisti i mirënjohur i Apple Ming-Chi Kuo tha se Apple ka planifikuar të përdorë platformën e makinave elektrike të Hyundai për shasinë e makinës së parë. Sipas Kuo makina e parë Apple nuk vjen përpara 2025. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Zaret u hodhën, kush do të mbytet dhe përmbytet me 14 shkurt

Ngjarja e ardhëshme

Shkupi përforcohet! Adem: Shpresoj që do të adaptohem shumë shpejt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian