Aplikacioni i Epic Games shndërron fotot në modele 3D

Epic Games lançoi aplikacionin RealityScan për iOS ditën e sotme. Aplikacioni pa pagesë, më përpara i disponueshëm në fazën e mbyllur beta, bën të mundur skanimin e objekteve reale përreth dhe shndërrimin e tyre në modele 3D.

Aplikacioni është një fryt i blerjes së Capturing Reality nga Epic, një kompani e specializuar në softuerë fotogrametrie.

Njëlloj si softueri në desktop i kompanisë, RealityScan kombinon imazhet 2D për të prodhuar asete 3D për lojërat dhe ambientet e tjera virtuale.

Ideja është që zhvilluesit e lojërave dhe kreativët të kenë mundësi të skanojnë objekte reale dhe ti vendosin në projektet e tyre.

Procesi i skanimit fillon me identifikimin në llogarinë tuaj të Epic Games dhe kapjen e të paktën 20 fotove të objektit nga të gjitha anët. Ndërsa lëvizin përreth me telefonin tuaj, një hartë cilësie në kohë reale tregon sesa mirë e keni fotografuar objektin ku ngjyra jeshile tregon mbulim të mirë, e verdha mbulim që mund të përmirësohet dhe e kuqja mbulim të dobët.

Aplikacioni ngarkon dhe përshtat imazhet në cloud ndërsa ju bëni fotot. Një paraqitje paraprake të modelit mund ta shihni nga fushëpamja e kamerës.

Procesi funksionon më mirë në ndriçim jo të drejtpërdrejtë ku sipërfaqet reflektuese hasin probleme. Funksionon më mirë me objekte të mëdha.

Kur të keni përfunduar kapjen e modelit, mund ta eksportoni në Sketchfab ku ta përdorin për 3D, realitet virtual dhe të shtuar. /PCWorld Albanian

Shkarko Reality Scan

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryeprokurori i Ferizajt: Sokol Halili kishte shenja jete në vendin e ngjarjes

Story i radhës

Biden: Gati të bisedoj me Putinin nëse ai ka interes t’i japë fund luftës

Të fundit nga