Apeli i GJKKO-së pranon kërkesën e SPAK, Alqi Bllakos i jepet tjetër masë “arrest me burg”

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar një masë të re sigurie për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.

Bllako akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, pasi emri i tij doli në të ashtuquajturën “Afera e Inceneratorëve”.

GJKKO e kishte refuzuar rreth dy javë më herët masën e re të sigurisë për Bllakon të kërkuar nga SPAK, gjë që përi që Prokuroria e Posaçme t’i drejtohej Apelit të GJKKO-së, që ka marrë sot këtë vendim.

Njoftimi:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:

– Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

FIFA nis hetimet, dy përfaqësueset rrezikojnë

Story i radhës

Grubi- Filipidu: Rruga evropiane kërkon një front të përbashkët dhe duhet të përkrahet nga të gjitha forcat progresive

Të fundit nga