Anxhelina nuk ka ndërmend të ndalet më!

Pas 9 vitesh mungesë, Anxhelina Hadërgjonaj u rikthye në muzikë në muajin janar me një baladë. Artistja shqiptare publikoi këngën “Precious”, e cila mori shumë mbështetje e madje arrtiti deri tek Kim Kardashian. Kjo e fundit ndau në Instagram-in e saj këngën e Anxhelinës dhe e mbështeti publikisht për projektin e ri.

“Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”, shkroi Kim. Sigurisht që kjo gjë ishte diçka e madhe për Anxhelinën, ndaj ajo e falenderoi disa herë publikisht Kim-in.

“Wow! Shumë faleminderit Kim Kardashian! Nuk e ke idenë se sa shumë do të thotë mbështetja jote për mua. Kam punuar për këtë këngë shumë gjatë. Kjo është përtej! Faleminderit

Mbretëresha e botës! Faleminderit! Zemra ime është shumë e mbushur tani! Jam më shumë se mirënjohëse! Gjithë gjërat e mrekullueshme që ti po bën me reformën e burgjeve dhe të qenurit kaq modeste me gjithçka që ke bërë asnjëherë nuk kalon pa vëmendje! Nga ajo çfarë unë kam parë me syrin e publikut dhe ato që Ariel më ka treguar për ty, ti ke një zemër shumë të bukur! Pa dyshim po lë pas një trashëgimi të mrekullueshme! Dhe si grua vetë jam shumë e lumtur të shikojë se si gratë si ty mbështesin gratë si unë! Faleminderit pafundësisht!”, shkroi Anxhelina.

Pas gjithë kësaj mbështetje edhe impaktit pozitiv që mori nga kënga e re, duket se Anxhelina ka vendosur të mos ndalet më. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto të saj nga një vend plot diell dhe ka treguar se po mendon të publikojë një tjetër këngë. Këngëtarja ka zbuluar se ka gati disa projekte, por siç duket nuk di cilin të publikojë më parë.

“Këtu duke menduar cilin këngë të publikojë të radhës”, ka shkruar Anxhelina përkrah fotove shumë sensuale.

Ngjarja paraprake

“Jam me Edi Ramën për këto arsye”, si rrallë herë Andi Bushati zbulon vendimet për të cilat mbështet kryeministrin

Ngjarja e ardhëshme

​Ramos i hapur rreth bashkimit me Messin tek PSG

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian