Anxhela Peristeri paralajmëron klipin e këngës “Karma”, me të cilën përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”

Anxhela së shpejti sjell videoklipin e këngës “Karma”.

Anxhela Peristeri ka fituar në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të festivalit evropian të këngës “Eurovision”.

Anxhela ka publikuar disa sekuenca të shkurtra të videoklipit të këngës “Karma”, që pritet të lansohet shumë shpejt.

Ajo ka bërë të ditur se bashkëpunëtorët e saj në këtë projekt janë Kledi Bahiti, Imagine Filmsi, Onima, e të tjerë.

Anxhela Peristeri këto ditë ka realizuar fotosesion me veshje të ndryshme kombëtare shqiptare, me të cilat paraqet traditën tonë.

Këto fotografi janë publikuar edhe në faqen zyrtare të “Eurovisionit”. Finalja e festivalit “Eurovision” do të mbahet më 22 maj në Roterdam. 

Ngjarja paraprake

Zhgënjen Vllaznia, kampionët e Tiranës triumfojnë me përmbysje

Ngjarja e ardhëshme

Pakistan, njësi policore me ‘rollera’ për ta luftuar krimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian