Anxhela Peristeri këndon shqip në emisionin e famshëm grek: Jam krenare që jam shqiptare

11:46 | 17 Prill 2021

Anxhela ishte e ftuar në emisionin e njohur grek.

Këngëtarja Anxhela Persiteri së fundi ishte e ftuar në emisionin grek “Eutixite”, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, ajo ka dhënë edhe një intervistë, ku foli për jetën private dhe atë profesionale, e me këtë rast foli edhe për prejardhjen e saj.

E pyetur se a është greke, Anxhela u përgjigj “Jo unë jam shqiptare, unë dhe prindërit e mi kemi lindur ne Shqipëri, me Greqinë më lidh prejardhja e largët dhe fakti që kam punuar”.

Në fund të intervistës, ajo performoi këngën “Karma”, me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Me këtë rast, kjo ishte hera e parë që një këngëtare shqiptare performon shqip në një televizion grek.

Përmes një postimi, këngëtarja u shpreh e emocionuar që ishte pjesë e emicionit më të famshëm të mëngjesit në Greqi. /Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Laura Fazliu shelqen, rrëzon gjermanen

Ngjarja e ardhëshme

Bayerni kërkon fitore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian