Anulohet ndeshja Trepça – Kumanova, arsyeja e çuditshme

Ndeshja miqësore mes Trepçës së Mitrovicës dhe Kumanovës, ishte paraparë të zhvillohet sot në orën 18.00 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovica.

Ndeshja është anuluar, ndërsa arsyeja është e çuditshme.  

“Për shkak të problemeve me dokumentacion jo të kompletuar të disa prej lojtarëve të klubit të Kumanovës, është pamundësuar hyrja e ekipës së tyre në territorit e shtetit tonë dhe për fat të keq ekipi kundërshtar nuk ka mund të vazhdoj rrugën drejt Mitrovicës për të zhvilluar ndeshjen miqësore me ne.

Andaj ndeshja anulohet deri në informimin e radhës”, njofton KH Trepça.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këshilli Prokurorial: Janë rikthyer 1.1 milion euro nga 2.1 milionë euro të vjedhura nga Thesari i Shtetit

Story i radhës

Haaland shpallet lojtari i vitit

Të fundit nga