Anulohet debati i dytë presidencial Trump – Biden

Është anuluar zyrtarisht debati presidencial mes presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump dhe kundërkandidatit të tij demokrat, Joe Biden.

Ky vendim u mor mbrëmë nga Komisioni për Debate Presidenciale, pasi që Trump nuk pranoi që të bënte një debat virtual, pavarësisht shqetësimeve në lidhje me diagnozën e tij për COVID-19, thanë organizatorët.

Debati i tretë në Nashville më 22 tetor ka të ngjarë të jetë takimi përfundimtar midis dy kandidatëve.

“Tani është e qartë se nuk do të ketë debat më 15 tetor dhe CPD tani do ta ketë vëmendjen në përgatitjet për debatin përfundimtar presidencial të planifikuar për 22 tetor”, tha komisioni në një deklaratë.

Komisioni, me mbështetjen e këshilltarëve të tyre shëndetësorë, njoftoi të enjten në mëngjes se për shkak se Trump doli pozitiv, debati që ishte planifikuar për në Miami do të mbahej virtualisht, me dy kandidatët që merrnin pjesë nga vende të ndryshme.

Trump e refuzoi me shpejtësi atë plan, duke thënë se ai nuk do të paraqitej dhe kështu duke vendosur një sërë ngjarjesh në pikëpyetje për të ardhmen e debateve të përgjithshme zgjedhore në SHBA./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Trajneri i Kilit kundër Conte-s: Sanchez nuk është në formë për faj të Inter-it

Ngjarja e ardhëshme

Sllovenia shumë më e shtrenjtë se Kosova, diferencën e bën Jan Oblak

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian