Antony nuk ka dyshime, dëshiron ribashkimin me Ten Hag te Manchester United

Manchester United kërkon të përforcohet me lojtarë cilësore, me trajnerin Erik ten Hag që kërkon futbollistët që u njeh mirë cilësitë e tyre.

Lojtarët e Ajax janë të preferuarit e teknikut holandez pasi në sezonin që sapo u mbyll ishte në krye të skuadrës holandeze.

Antony është njëri nga lojtarët që Ten Hag këmbëngul ta ketë sërish nënurdhrat e tij. Antony ka raporte shumë të mira me strategun holandez, me të cilin kanë fituar dy tituj të Eredivisie dhe Kupën e Holandës.

Trajneri i Unitedit e ka identifikuar atë si shënjestër për afatin kalimtar veror dhe dëshira e lojtarit për t’u ribashkuar me Ten Hag, është një shtytje e madhe për klubin anglez drejt arritjes së marrëveshjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pogba pritet të zyrtarizohet sot në Juventus

Story i radhës

Kendall Jenner ndahet nga Devin Booker

Të fundit nga