Antonela nuk pranon të përballet me të, Blerimi i kthehet me të bërtitura konkurrentes

23:41 | 19 Prill 2021

Në episodin e sotëm në “Përputhen” janë kapur keq Blerimi dhe Antonela.

Në episodin e sotëm të “Përputhen” ka pasur jo pak trazira mes konkurrentëve të ndryshëm, shkruan lajmi.net.

Mes një debati që ndodhi me Antonelën dhe Blerimin, produksioni ka kërkuar një përballje mes dy konkurrentëve.

Ndërsa kjo kërkesë nuk është pritur aspak mirë nga të dy konkurrentët ku edhe pasoi një tjetër debat i ashpër mes Blerimit dhe Antonelës. Antonela ishte ajo e cila nuk pranoi të bënte përballjen me Blerimin, zgjedhje kjo e cila nervozoi Blerimin tutje, duke bërë që ai të fillonte me të bërtitura ndaj konkurrentes.

“Kush je ti mos të pranosh takim 4-minutësh?”, ishte vetëm njëra ndër të bërtiturat që i bvri Blerimi Antonelës./Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Sekretari i Superligës Evropiane “selam” UEFA-s pas kërcënimeve për përjashtim, jep detaje interesante

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe takohet me kreun e BFI-së, ja çka u morën vesh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian