(E plotësuar) – Anthony Joshua ka tregua nivel të lartë, duke e nokautuar finlandezin Robert Helenius.
Në rundin e shtatë Joshua me një goditje të fuqishme e hodhi në tokë rivalin, në meçin që u zhvillua në “02 Arena” të Londrës.
Gjyqtari menjëherë vendosi ta ndërprente aty takimin dhe ia dha fitoren Joshuas.
Joshua po vazhdon rrugën e tij drejt sigurimit të luftës për titull kampioni.
Rundi i pestë, presion i madh për boksierin Helenius. Joshoa kërkon fitore me nokaut.
Rundi i katërt, Joshua po shfaqet edhe më i rrezikshëm, duke dhënë disa goditje të forta.
Rundi i tretë, Helenius po mbahet mirë karshi Joshuas.
Rundi i dytë, atmosferë e zjarrtë në “Arena 02” në Londër.
Pritet luftë e madhe!
Rundi i parë me matje të forcave mes këtyre boksiereve.
Boksieri Anthony Joshua po tenton që të kryejë meçin sa më parë.
Robert Helenius po lufton me mençuri deri me tash.