“Ankohet” ministri francez, tregon se pse nuk po mundet të mbyllë xhamitë

Ligjet franceze parandalojnë shtetin që të bëjë mbylljen e xhamive, ka thënë ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, në një deklaratë të mërkurën vonë në përgjigje të një pyetje rreth xhamive me lidhje të dyshuara me grupe terroriste.

“Ligjet e Republikës nuk na lënë të mbyllim këto shtëpi adhurimi”, citohet të ketë thënë ai, shkruan Daily Sabah

Ministri gjithashtu tha se nga 2,500 xhami në Francë, 89 prej tyre dyshohet se kanë lidhje me grupe të tilla.

Dhe Darmanin deklaroi se Franca ka mbyllur 17 prej këtyre xhamive deri më tani për shkak të “shkeljes së ligjeve të sigurisë”.

Ministri gjithashtu u ankua se ligjet aktuale franceze lejojnë qeverinë të mbyllë xhamitë vetëm nëse vërtetohet përkatësia terroriste ose për shkak të mungesës së kushteve të duhura për një aktivitet publik.

Kështu, Darmanin vlerësuar se ligjet aktuale e vendosin qeverinë në një “pozitë të vështirë”.

Sipas Daily Sabah, në Francë, qeveria ka zhvilluar një luftë kundër asaj që e konsideron “radikalizim”.

Kohët e fundit, një shkollë në Paris që lejoi studentët e të gjitha besimeve, lirinë të vishnin simbole fetare – u bastis nga policia franceze në goditjen e fundit të vendit për të drejtat e njeriut.

Dhoma e ulët e parlamentit e Francës gjithashtu miratoi kohët e fundit një ligj për të luftuar ekstremizmin dhe të ashtuquajturin “separatizëm islamik” që qeveria ia atribuon “grupeve fetare që përpiqen të minojnë traditat laike të Francës”. 

Ngjarja paraprake

Disa arsye pse njerëzit inteligjentë nuk kanë fat në dashuri

Ngjarja e ardhëshme

Mos i bëni këto veprime në rrugë, Policia infensifikon kontrollet, ja çfarë ndodhi dje në Shkodër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian