“Anijet e Kinës shkelin ujërat territoriale të Japonisë”

Shtabi japonez i rojes bregdetare pretendohoi se anijet e Kinës qëndruan rreth ishujve të diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore për 3 ditë, vend i cili njihet si ujëra territoriale japoneze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtabit të rojes bregdetare të rrethit të 11-të Naha të Okinawa-s, 2 anije të rojes bregdetare kineze shkelën ujërat territoriale kombëtare japoneze.

Bëhet e ditur se anijet që hynë në zonën e ujërave territoriale kombëtare të Japonisë në orën 09:30 me kohën lokale më datë 22 dhjetor, iu afruan anijeve të peshkimit japonez pranë ishujve Taisho.

Anijet lundruan rreth zonës deri në mesditën e 25 dhjetorit. Koha e shkeljes së anijeve kineze u regjistrua si 72 orë e 45 minuta.

Kjo periudhë shënoi shkeljen më të gjatë të Kinës që kur qeveria e Japonisë bleu ishujt Senkaku në vitin 2012.

Ishujt e diskutueshëm

Në Detin e Kinës Lindore, arkipelagu i quajtur “Senkaku” nga Japonia dhe “Diaoyu” nga Kina, përbëhet nga 5 ishuj dhe 3 shkëmbinj.

Ishujt, të cilët janë në pronësi të Japonisë dhe të pretenduara nga Kina, dhe në të cilët nuk jeton askush, kanë qenë prej kohësh një burim debatesh mbi sovranitetin e tyre.





Story i mëparshëm

Ja çfarë shkruhet në kërcënimin për bombë që i është dërguar shkollës në Tetovë

Story i radhës

Mungesa e Lewandowskit në tre ndeshje, ja kush pritet ta zëvendësojë

Të fundit nga