Anija iraniane u sulmua në Mesdhe

Një anije tregtare iraniane me kontejnerë me destinacion Evropën u sulmua në Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Terroristët” shënjestruan anijen me materiale shpërthyese të mërkurën, tha për mediat lokale Ali Ghiyasiyan, zëdhënësi i kompanisë shtetërore transportuese të Iranit.

Zjarri në anije u vu nën kontroll, por trupi i anijes u dëmtua, tha Ghiyasiyan, duke shtuar se asnjë viktimë nuk u raportua.

Ghiyasiyan e përshkroi sulmin si një akt të piraterisë detare që shkel ligjin ndërkombëtar.

Ai gjithashtu tha se do të kryhen procedimet ligjore për të përcaktuar autorët.



. .

Ngjarja paraprake

Zbulohen detaje: Nëna nga Podujeva rrahu djalin derisa po ia pastronte plagët në QKUK

Ngjarja e ardhëshme

Njihuni me vëllain e Adrian Gaxhës, qenka kopje e tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian