​Anija e parë e huaj mbërriti në Ukrainë që nga fillimi i luftës

August 6, 2022
1 minut lexim

Të shtunën, anija e parë e huaj e mallrave u ankorua në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkurt dhe do të ngarkohet me grurë, tha ministri ukrainas i Infrastrukturës Alexander Kubrakov.

Kubrakov tha se anija e mallrave Fulmar S, e cila lundron nën flamurin e Barbadosit, është në portin e Chornomorsk.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që portet tona të mund të marrin dhe të trajtojnë më shumë anije. Para së gjithash, ne planifikojmë të arrijmë një nivel prej të paktën tre deri në pesë anije në ditë në dy javë”, shkroi ai në Facebook.

Ukraina planifikon të eksportojë 3 milionë tonë drithë në muaj nga portet e Detit të Zi, pas marrëveshjes së arritur me Rusinë, me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, zbatimi i së cilës mbikëqyret nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll.

Rreth 20 milionë tonë drithë nga viti i kaluar janë ende të bllokuara në vend.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

6 gjëra që s’duhet t’ia thuash askujt

Story i radhës

Itali: Deri më sot, 2022-ta viti më i nxehtë ndonjëherë

Të fundit nga

Vullneti-Gjestit: Foli pak Xhenetës

Banori i shout më të madh në vend, Vullneti i ka kërkuar diçka Gjestit. Me seriozitet të madh, Vullneti i thotë Gjestit që t’i flas Xhenetës lidhur me sjelljet e saj. Ajo
ShkoLartë