Angellovska-Bezhovska; Nuk priten presione më të konsiderueshme të inflacionit

Shkup, 28 shtator 2020 (MIA) – Për sivjet dhe vitin e ardhshëm, dhe në planin afatmesëm nuk priten presione më të konsiderueshme të inflacionit, vlerëson guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhovska.

“Në kushte të rënies së parashikuar të aktivitetit ekonomik në këtë vit, nuk priten presione të inflacionit të shkaktuara nga ana e kërkesës. Prej atje, Banka Qendrore, me projeksionet e prillit, për sivjet ka projektuar inflacion prej rreth 0 për qind, ndërsa pastaj rritje graduale e cila do të arrinte deri në 2 për qind në afat të mesëm. Do të thotë se flasim për inflacion të moderuar, të ulët dhe të qëndrueshëm. Nëse i shohim realizimet për tetë muajt e parë të këtij viti, inflacioni mesatarisht është 0 për qind, me kontribut pozitiv te çmimet e ushqimit, ndërsa gjatë kontributit negativ të çmimeve të energensave, në kushte të rënies së madhe në bursat botërore, veçanërisht të çmimeve të naftës. Nga këtu, për këtë, edhe për vitin e ardhshëm  dhe në afat të mesëm nuk do të duhet të ketë presione më të konsiderueshme të inflacionit”, thotë Angellovska-Bezhovska në intervistën për Radiotelevizionin e Maqedonisë.

Lidhur me aktivitetin ekonomik, guvernatorja theksoi se realizimi i ekonomisë së vendit në tremujorin e dytë të këtij viti janë konfom pritjeve të Bankës Popullore.

Ajo u përqendrua edhe në qasjen me likuiditetin devizor në euro, që Bankës Popullore i është mundësuar që përmes një instrumenti të posaçëm të Bankës Qendrore Evrpoane dhe është jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse nënkupton qasje të shpejtë deri te likuiditeti në euro nëse nevojitet. Aktualisht, norma e interesit për shfrytëzim të mjeteve të mundësuara nga BQE është 0 për qind.

Në kushte të rritjes solide të depozitave të cilat paraqesin burim kryesor për financim të kredive, siç theksoi guvernatorja, vazhdon trendi edhe i rritjes solide kreditore gjatë përqendrimit të.madh të bankave ndaj sektorit korporativ. ar/

Ngjarja paraprake

Deklaratë e ministrit Oliver Spasovski (Drejtpërdrejtë)

Ngjarja e ardhëshme

Huawei Connect 2020: E ardhmja e TIK drejt unitetit të pesë fushave teknologjike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian