Angellovska-Bezhoska: Masat monetare kontribuojnë në rritjen solide të mbështetjes kreditore

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Është shumë e rëndësishme që përmes masave të deritanishme të Bankës Popullore gjatë krizës së kovidit është parandaluar ulja e mbështetjes së kredisë, në mënyre që të ndihmohet ekonomia reale, theksoi Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska -Bezhoska.

“Në kushte krize, një nga efektet e pritshme është ulja e mbështetjes së kredisë – për shkak të kërkesës së zvogëluar ose kufizimit të bankave. Por kësaj here, masat monetare të ndërmarra kontribuuan që mos të vjen në uljen e mbështetjes së kredisë, përkatësisht ajo të mbahet në një nivel shumë solid. Në fund të vitit të kaluar, rritja e kredisë ishte 6 për qind, ndërsa tani, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme në gusht, është 8.8 për qind, me prirje pozitive në kreditimin e sektorit të korporatave”, theksoi guvernatorja në një intervistë për emisionin “Aktuale” Në Radion e Maqedonisë.

Në kumtesën e Bankës Popullore theksojnë se përkundër faktit se në tregjet financiare globale, çmimi i financimit është rritur, siç theksoi Angellovska-Bezhoska, ne kemi një prirje të lehtë në rënie në nivelin e normave të interesit në mbështetjen e kredisë. Duke i pasur parasysh kushtet aktuale, nuk parashikohet rritje e çmimit të kredisë në periudhën e ardhshme.

Në intervistën, duke iu referuar efekteve të krizës kovid në ekonominë e Maqedonisë, ajo vuri në dukje pritjet për pjesën tjetër të këtij viti.

“Akoma nuk ka të dhëna për tremujorin e tretë, por indikatorët ekonomikë afatshkurtër që i ndjekim tregojnë për një rënie më të moderuar të ekonomisë krahasuar me tremujorin e dytë. Sidoqoftë, pasiguria është e pranishme, pasi ajo që ndodh në ekonomi varet nga situata me pandeminë dhe efektiviteti i politikave makroekonomike – edhe politikat monetare dhe fiskale janë relaksuese në këtë periudhë, në mënyrë që të kompensohet efekti negativ i tronditjes me të cilin po ballafaqohemi nga kriza-kovid”, theksoi Angellovska-Bezhoska.

Për norma të qëndrueshme më të larta të rritjes ekonomike, siç theksoi guvernatorja, është shumë e rëndësishme të vazhdohet zbatimi i reformave strukturore, sepse vetëm atëherë rritet potenciali afatgjatë i ekonomisë.

Në fund të intervistës, guvernatorja iu referua edhe çështjes së sigurisë kibernetike në sektorin financiar. ls/fab

 

 

Ngjarja paraprake

Pendarovski studentëve fillestarë në Fakultetin Juridik: Para jush janë vitet më të mira të jetës, do të studioni dhe do të shoqëroheni

Ngjarja e ardhëshme

Zvicra lehtëson masat – lejon tubimin e mbi 1 mijë personave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian