Anëtarët e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, vizitë në Kosovë

min lexim

Në vijim të vizitës në Prishtinë, anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të kryesuar nga kryetarja,  Klotilda Bushka, dhe zëvendëskryetarja, Dhurata Çupi, zhvilluan takime edhe me institucione të sistemit të drejtësisë.

Në takimin me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka-Nimani si dhe bashkëpunëtorë të saj, u diskutua dhe u shkëmbyen pikëpamje e përvoja mbi konsolidimin dhe përmirësimin e legjislacionit për gjykimin kushtetues si edhe për rëndësinë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe ndarjes së pushteteve në sistemin demokratik.

Gjatë vizitës së punës në Prishtinë, anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të kryesuar nga Kryetarja, Klotilda Bushka, dhe zëvendëskryetarja, Dhurata Çupi, zhvilluan edhe një takim në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Anëtarët e Komisionit u pritën nga Dekani i Fakultetit, Prof.Ass.Dr.Avni Puka, Prodekanët dhe profesorë të Fakultetit Juridik.

Në takim u diskutua për rëndësinë e nismave të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë si edhe vlerën dhe dobinë e pjesëmarrjes dhe kontributeve të Fakulteteve Juridike të Universitetit të Prishtinës dhe të Tiranës si edhe të komuniteteve akademike e kërkimore-shkencore në nismat dhe programet e përbashkëta midis të dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua në mënyrë të veçantë  dhe u evidentuan disa nga projektet në të cilët mund të përfshihen edhe studentët e fakulteteve juridike nga Prishtina dhe Tirana.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, nënvizoi se “mbështetja dhe përfshirja e të rinjve e studentëve në projektet e bashkëpunimit intensiv e të zgjeruar midis qeverive, kuvendeve dhe institucioneve  të Kosovës dhe Shqipërisë është thelbësore për këtë bashkëpunim.  Përfshirja u krijon të rinjve akses në vendimmarrje dhe kontribuon që bashkëpunimi të konkretizohet me punë dhe nisma konkrete”.

Gjithashtu, anëtarët e Komisionit zhvilluan edhe një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit, gjatë të cilit u shkëmbyen informacion dhe mendime për nismat dhe projektet e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Napoli kthehet te fitorja në një fushë aspak të lehtë!

Story i radhës

Borell mbërrin në Shkup! Nesër takim me zyrtarët e lartë shtetërorë

Të fundit nga