anetaresimi i finlandes ne nato putin thote se trupat ruse do te vendosen ne kufirin finlandez 65f1769fbc02e

Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Putin thotë se trupat ruse do të vendosen në kufirin finlandez

March 13, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se do të dërgojë trupa në kufi me Finlandën, pasi kjo e fundit u anëtarësua në NATO.

“Ky është një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave të tyre kombëtare”, u shpreh Putin në një intervistë të dhënë, shkruan Skynews.

“Ne nuk kishim trupa atje [në kufirin finlandez], tani ata do të jenë atje. Nuk kishte sisteme shkatërrimi atje, tani ato do të shfaqen.”

Putin e përmendi edhe një herë perspektivën e një lufte bërthamore me Perëndimin.

“Nga pikëpamja ushtarako-teknike, sigurisht që jemi gati”, tha ai.

“Armët ekzistojnë për t’i përdorur ato. Ne kemi parimet tona”, tha Putin.

Megjithatë, ai më vonë u shpreh se përdorimi i armëve të tilla nuk ishte dëshira e Kremlinit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

aktivitetet ne tirane per diten e veres cilat jane rruget ku nuk do te lejohet qarkullimi 65f17663611f2
Story i mëparshëm

Aktivitetet në Tiranë për Ditën e Verës, cilat janë rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

gjykata e ferizajt jep detaje per zjarrin ne degen e saj ne kacanik 65f177cb3e041
Story i radhës

Gjykata e Ferizajt jep detaje për zjarrin në degën e saj në Kaçanik

Të fundit nga

ShkoLartë