Android për tabletët vjen në fund të vitit

Kur prezantoi Android 12L beta në Tetor, Google premtoi softuerin për pajisjet me ekrane të mëdha në fillim të 2022.

Ditën e Hënë kompania zyrtarisht prezantoi Android 12L duke e përshkruar si një përditësim të Android 12 por me funksionalitete dhe tipare të cilat bëjnë më të lehtë përdorimin e tabletëve dhe ekraneve me palosje.

Zëvendës presidenti i inxhinierisë tha se 12L do të vijë në fund të këtij viti nga prodhuesit si Samsung, Lenovo dhe Microsoft.

Kjo do të thotë se pajisje si Galaxy Z Fold, Z Flip dhe Surface Duo do të marrin ndërfaqen e re e cila do të sjellë funksionalitete për ekranet e mëdha.

Paneli i njoftimeve do të ndahet në dy kolona ndërsa është shtuar një taskbar për punë me disa aplikacione së bashku me përmirësime të tjera të cilat shfrytëzojnë hapësirën në tabletë dhe pajisje me ekrane që palosen.

Android 12 është kritikuar si një sistem i cili nuk është intuitiv për tabletët dhe si arsyeja pse tabletët Android kanë qëndruar gjithnjë pas Apple iPad.

Edhe pse nuk themi dot nëse 12L do të bëjë tabletët Android më të mirë, të paktën Google po përpiqet. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Кеш-Аут исплата, бонус и Кеш-Бек добивки на единствената легална платформа за интернет игри на среќа во земјава, 2win.mk

Story i radhës

Biden ia mësyn të përmirësojë raportet me këtë shtet që ka rezerva, pasi s’do të blejnë më naftë nga Rusia

Të fundit nga