Android 14 do të bllokojë instalimin e disa aplikacioneve të jashtme

Versioni i ardhshëm i Android do të ndalojë përdoruesit të instalojnë aplikacione të vjetra në disa rrethana. 9to5Google zbuloi një ndryshim në kodin e sistemit operativ që do të parandalojë përdoruesit e Android 14 të instalojnë aplikacione të cilat nuk synojnë një version minimal të sistemit operativ.

Do të bllokojë instalimin e softuerëve të vjetër por Google synon që gradualisht aplikacionet të cilat nuk garantojnë funksionalitet duke filluar nga Android 6.0 Marshmallow të mos lejohet instalimi i tyre.

Lëvizja është bërë për të shtuar sigurinë dhe privatësinë. Ata që shkruajnë maluerë vënë në shënjestër vetëm versionet e vjetra Android për tu shmangur masave të sigurisë së versioneve të reja.

Google kërkon që aplikacionet në PlayStore të synojnë të paktën Android 12. Ky përditësim bllokon përpjekjet për instalimin e aplikacioneve përmes uebit apo dyqaneve të aplikacioneve të palëve të treta.

Por Google nuk do të bllokojë plotësisht instalimin e aplikacioneve të jashtme. Për shumë përdorues kjo është arsyeja pse kanë zgjedhur një telefon Android në vend të iPhone. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbappe kërkon të ribashkohet me portugezin pas gjashtë vitesh

Story i radhës

Ligjet e Suedisë nuk mund të mbrojnë muslimanët dhe hebrenjtë

Të fundit nga